![]() |
![]() Dipartimento di Linguistica - Sezione di Albanologia Osservatorio delle lingue e delle culture minoritarie |
![]() Amministrazione provinciale di Cosenza Assessorato alle Minoranze Linguistiche |
![]() |
SPORTELI GJUHËSOR I PROVINÇËS | |||
|
|||
lajme
- ngjarje - takime |
Gjuhët e olimpiadës në panairin internacional të librit në Torino Oçitano dhe franko-provencale, gjuhët
mëmë të Luginavet Olimpike do të vlerësohen
në panairin internacional në standin e Provinçës
së Torino-s. “Gjuhët mëmë” është
një prej temave të kësaj shfaqjeje të Panairit të
Librit. Asesori i Kulturës së Provinçës së
Torino-s Valter Giuliano deshi t’i jepte dukshmëri kësaj
teme në standin e Provinçës, me një vend të
posaçëm vetëm për botimet në gjuhët
oçitane dhe franko-provencale të botuara prej Bashkive,
Bashkësive malore dhe Shoqatave të territorit dhe me një
video që përmblidhte vlerën e të dyjave gjuhëve
mëmë. Gjithashtu, në pasditen e të hënës,
9 maj, në transmisionin RADIO 3 – FAHRENHEIT e drejtuar nga
Maurizio Sinibaldi, do të shprehen disa mendime rreth vlerës
së gjuhës oçitane dhe rreth vlerësimit të
saj në mjedisin olimpik. Asesori i Kulturës i Provinçës
së Torino-s Valter Giuliani do të flasë rreth rëndësisë
së pranisë me dinjitet të lartë të gjuhëvet
territoriale të pakëzuara në ngjarjen e madhe olimpike,
regjizori Enrico Lantelme do të sjellë përvojën
e tij si realizues i transmisionit Occitania, 8 episode që u transmetuan
në valët e RAI3-shit dhe që ngjallën interes të
madhë nëpër gjithë Italinë, gazetari Fredo
Valla do të flasë për kuptimin europian të emrit
Occitan Lenga Olimpica dhe të botimit “Viaggio nelle valli
occitane in Piemonte, letture e itinerari” (Krahina e Piemonte-s,
e botuar nga Chambra d’oc, doracak dhe cd rom), libri i parë
që përhapi njohuri, në tërësinë e mbi
12 lugina oçitane dhe 120 Bashki që përdorin gjuhën
d’oc në Krahinën e Piemonte-s. |