Kozencë,
27/4/2005 - Takim koordinamenti për sportelistët
Ju njoftojmë që më 27
Prill, në orën 15.00, pranë sallës së mbledhjeve
të Provinçës së Kozencës, në via Galliano,
Asesorja e Pakicavet Linguistike, prof.sha Donatella Laudadio fton të
gjithë operatorët të Sporteleve Gjuhësorë për
një takim koordinimi.
Do të marrë pjesë edhe prof. Shpend Bengu, për të
diskutuar rreth cd-ut të çdo bashkësie.
Ju japim këtu porositë për përgatitjen e materialit
që duhet dorëzuar:
1 –TEKSTI: I SHTYPUR & AUDIO
Gjeografia, Të dhëna historike, Historia, Heronjtë, Traditat,
Personalitetet, Kultura, Arti, Arkitektura, Artizanati, Gastronomia, Territori.
Zëri mund të regjistrohet edhe me programin Windows Movie Maker.
Teksti audio nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta.
2 – KËNGË & MELODI TË KATUNDIT
Nevojitet titulli i këngës, emri dhe copyright-i i artistit.
Pjesëmarrësit që kanë aftësi në fushën
muzikore mund të regjistrojnë ose të krijojnë ndonjë
pjesë muzike me programet që realizojnë botime audio.
3- FIGURA: FOTOGRAFI & VIDEO
Mund të përdoren fotografi të scannerizuara ose dixhitale,
në bardh e zi ose me ngjyra, në file JPEG o BMP 720 x 576 pixel.
Figurat duhet të ndjekin llogjikën e tekstit, ose anasjelltas.
Fotografitë mund të përfaqësojnë: logo-n dhe
flamurin e bashkisë, hartën, dokumentet historike, uniformat,
fotografitë e njerëzvet të shquar, heronjtë, armët,
dokumentet dhe monumentet historike, pamjet e vendit,ndërtesat, bashkinë,
kishën, shkollën, rrugët, lulishtet, pyllet, shtëpitë
e vjetra, dyertë e lashta, dritaret, ballkonet, hollësi arkitektonike,
kostumet tradizionale, vallet, këngët, njerëzit e vendit,
pleqtë, gratë, burrat, fëmijët, mjeshtëritë,
folklori, gastronomia, cerimonitë, festat, etj.
4- REGJIZIMET
Filmat dixhitalë (videoclip), mund të kenë si objekt ato
argomente të sipër përmëndura. Formati i këshilluar
është clip 720 x 576 pixel. Çdo clip mund të zgjasë
prej 5 deri në 20 sekonda.
|