Dipartimento di Linguistica - Sezione di Albanologia
Osservatorio delle lingue e delle culture minoritarie

Amministrazione provinciale di Cosenza
Assessorato alle Minoranze Linguistiche
SPORTELI GJUHËSOR I PROVINÇËS

SPORTELLO PROVINCIALE PER LE MINORANZE LINGUISTICHE STORICHE ---  SPORTELI GJUHËSOR I PROVINÇËS PËR PAKICAT LINGUISTIKE HISTORIKE --- SPORTÈLL LINGÜÌSTIC PROVINCIAL PER LE MINORANCE LINGÜÌSTIQUE STÒRIQUE

Pakicat arbëreshe | Pakicat oçitane | Pakicat në Itali | Faqe web të institucioneve | Linqe mbi botën arbëreshe dhe oçitane
Sportelet bashkiake | Arkivi | Ligjet | Leksiku | Projekte | Tabelonistika | Toponomastika
HOME | INFO | NA SHKRUANI |
Arkivi i fotografive
english
italiano
occitan

lajme - ngjarje - takime

10/9/2005 – Prezentimi i botimit kritik të veprës Gjella e Shën Mëris s’Virgjër e Jul Varibobës

Të shtunën, më 10 shtator, në orën 17:30, në Qendrën kulturore polifuncionale arbëreshe të Mbuzatit do të prezentohet botimi kritik i veprës “La vita della Beata Vergine Maria - Gjella e Shën Mëris s’Virgjër”, vepra e parë e letërsisë arbëreshe në Kalabri. Vëllimi u përgatit nga Vinçenx Belmonte, docent i Letërsisë shqipe në Universitetin e Mesinës dhe të Barit dhe aktualisht bashkëpunues shkencor pranë Katedrës së Albanologjisë të universitetit kalabrez. Ky botim bën pjesë në serinë “Klasikët e Letërsisë Arbëreshe”, e drejtuar nga Francesco Altimari dhe e botuar pranë Shtëpisë botuese Rubbettino. Kjo seri, së bashku me atë “Albanica” e inauguruar kohët e fundit me tre vëllime të letërsisë gojore arbëreshe, shpreh interesin e veçantë e shtëpisë botuese të Soneria Mannelli-t për vlerësimin e traditës letrare dhe kulturore arbëreshe.
Përveç autorit dhe drejtorit të serisë, do të marrin pjesë në këtë iniciativë: kryetari i Bashkisë së Mbuzatit, Mario Giorgio Scura, famullitari i Mbuzatit, papas-i Vittorio Scirchio, Asesori i Kulturës, Giorgio Esposito, Peshkopi i Ungrës, Ercole Lupinacci, Asesorja provinçale e Pakicavet Linguistike, Donatella Laudadio, drejtori botues i Rubbettino-s, Giacinto Marra. Do të vazhdojnë kumtesat e Matteo Mandalà-it (Universiteti i Palermo-s), Giovanni Belluscio (Universiteti i Kalabrisë), Gjovalin Shkurtaj (Universiteti i Tiranës), Rexhep Ismajli (Universiteti i Prishtinës), Francesco Iusi (Universiteti i Kalabrisë). Francesco Iusi përgatiti botimin dixhital të veprës, i bashkangjitur librit, me fjalësin dhe veprën origjinale (1762), e cila nuk gjendet më në qarkullim.