HOME | Aktivitet didaktik | Aktivitet shkencore dhe kulturore | Botime | Disertacione | Arkivi | INFO italiano

takime - seminare - lajme - ngjarje

Konkursi i dhjetë për studimet mbi plurilinguizmin (Krahina Autonome e Bolzanos – Zyra për bilinguizmin dhe për gjuhë të huaja)

Edhe këtë vit, zyra e bilinguizmit dhe e gjuhëve të huaja të Aksesoratit të Kulturës Italiane të Krahinës Autonome të Bolzanos shpall konkursin ndërkombëtar për studimet mbi plurilinguizmin, që i drejtohet studentëve të diplomuar dhe me bashkëpunëtorëve shkencorë. Ky konkurs parashikon dy kategori çmimesh, njëra për punë diplome tjetra për punë doktorature apo kërkimi shkencor. Në të dy rastet është përcaktuar një shpërblim, kur komisioni e gjykon të arsyeshme, publikimin e përmbledhjes së punimit nga një shtëpi botuese të nivelit ndërkombëtar. Për t’u njohur me hollësitë e përmbajtjes së këtij njoftimi mund të vizitohet www.provincia.bz.it/centromultilingue . Data e fundit e regjistrimit është 29 shtatori 2006.

Broshurë