NYJËZIMI I DEGËS SË ALBANOLOGJISË
Në Degën e Albanologjisë, deri më sot, jepen këto lëndë mësimi: Gjuhë dhe Letërsi shqipe (nga viti 1973), Dialekte arbëreshe të Italisë së Jugut (nga viti 1980) dhe Filologji shqipe dhe arbëreshe (nga 1993). Me reformimin e sistemit didaktik (2002), kursi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe është ndarë në Letërsi shqipe dhe Gjuhë dhe përkthim shqip. Pedagogu titullar i katedrës prej 1975 deri në 1990 qe prof. Papas Francesco Solano, prej 1991 deri më sot prof. Francesco Altimari. Seli administrative, prej vitit 1991 deri në vitin 1999, e së vetmes Doktoranturë për Albanologji që gjendet në Itali. Kjo doktoranturë u organizua në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe të Universitetit të Palermo-s. Seli bashkërenditëse e Doktoratës ndërkombëtare për studime në Filologji dhe Gjuhësi shqipe, e aprovuar dhe e financuar nga MIUR-i (Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe Shkencës) në lidhje me programin e internacionalizimit të sistemit universitar (1998-2000). Kjo doktoratë lindi në vitin 2001 dhe përfundoj në vitin 2005 me bashkëpunimin e Universiteteve të Kalabrisë, Firenze, Palermo, Lecce, Tiranë, Shkodër dhe Prishtinë. Kjo doktoratë e mbaroi ciklin e saj më 2007. Prej vitit 1991 ka filluar edhe shkëmbimi i lektorëve të gjuhës shqipe, i parashikuar nga marrëveshja e kooperimit shkencor dhe kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë.
ORGANIKU I KATEDRËS
Profesorët, studiuesit,
lektorët
Bashkëpunuesit
![]() |
Vincenzo Belmonte
bashkëpunëtor kërkimesh shkencore |
![]() |
Pasquale Scutari
bashkëpunëtor kërkimesh shkencore |
![]() |
Battista Sposato inxhinier |
MARRËVESHJE KOOPERIMI ME QENDRAT E HUAJA ALBANOLOGJIKE:
- Universiteti i Tiranës (nga viti 1990)
- Biblioteka Kombëtare – Tiranë ( 1995)
- Universiteti i Vlorës (1999)
- Universiteti i Prishtinës (1999)
- Universiteti “Ludwig-Maximilian” i Mynihut (2001)
- Universiteti i Shkodrës (1999)
- Universiteti i Konstancës (2006)
ORGANIZIMI I KONGRESEVE, KUVENDEVE
DHE SEMINARËVE ALBANOLOGJIKE NDËRKOMBËTARE:
- Seminari i parë ndërkombëtar për
studimet arbëreshe (Rende – Shën Mitër, qershor
1991)
- Seminari i dytë ndërkombëtar për
studimet arbëreshe ( Rende – Qanë – Strigar, qershor
1994)
- Qindvjetori i të parit Kongres gjuhësor
arbëresh në Koriliano (1996)
- Seminari i tretë ndërkombëtar për
studimet arbëreshe (Rende – Ungër – Fermë
– Frasnitë – Shën Vasil, dhjetor 1997)
- Studimet albanologjike në Itali: rezultate të
reja në fushën e gjuhësisë dhe filologjisë
(mars 1999)
- Seminari i katërt ndërkombëtar për
studimet arbëreshe (Rende – Frasnitë- Shën Kostandin,
qershor 2000)
- Seminar kombëtar “Pakicat gjuhësore,
Shkolla dhe Universiteti” – Gizzeria, 15-16 shkurt 2002.
- Seminari i pestë ndërkombëtar për
studimet arbëreshe ( Koriliano – Rende – Shën
Mitër – Kozencë tetor 2003)
- Seminari i gjashtë ndërkombëtar për studimet arbëreshe (2006)
BOTIME:
-
Shtypi i Akteve i të pesëve Seminarë Ndërkombëtar për studimet arbëreshe
-
Realizimi i një video mbi poetin arbëresh Zef Serembe, me patronazhin e bashkisë së Strigarit dhe Komisionit të Komunitetevet Europiane – Sektori “Gjuhë minoritare”
-
Seria e botimeve të Albanistikës e drejtuar nga prof. Francesco Altimari, nga Qendra e botimeve dhe librit të UNICAL-it (Universiteti i Kalabrisë). Kjo seri është e përbërë deri tani prej rreth 16 vëllimesh, disa prej të cilave janë vepra të albanologëve më të mirënjohur në nivel ndërkombëtare (M. Camaj, E.Hamp, Sh. Demiraj, G.B. Pellegrini, ecc.)
-
Seria e botimeve dixhitale “ Arkivi Letrar Arbëresh”, e inaguruar nga tre cd- rom me botimin ipertekstual e veprave të para poetike në gjuhën arbëreshe të Jeronim De Radës, vijimtar i letërsisë moderne arbëreshe.
-
Seria e botimeve dixhitale “Arkivi i Zërit Arbëresh”, e inauguruar me tre CD-ROM që shprehin regjizimin audio të Fondit “Gangale” të Universitetit të Kalabrisë. Përmbledhje e teksteve gojore e realizuar nga Giuseppe Gangale. në bashkësitë kalabro-arbëreshe të provinçave të Katanxaro-s dhe Kutronit (gjatë viteve ’60-‘70).
-
Opera Omnia e Jeronim De Radës (dolën deri sot 6 vëllime)
AKTIVITETE BASHKËPUNIMI ME
ORGANET INSTITUCIONALE ITALIANE DHE EUROPIANE:
-
Ministria e punëve të brendshme – Drejtoria e Përgjithshme për zonat kufitare dhe pakicat gjuhësore – Romë
-
Komisioni i Bashkësive Europiane- Sektori i Gjuhëve Krahinore dhe Minoritare – Bruxelles (1995, 1996, 1999)
-
Projekti “Euromosaic” – Mbikqyrje e bashkësive gjuhësore minoritare të Europës. (1996)
-
Projekti ELICONA me shoqatën EXANTAS dhe Universitetin e Salonikut për vlerësimin e pasurisë gjuhësore të bashkësive arvanite të Greqisë (1997-1998)
-
Universiteti i Tiranës (që nga 1990)
-
Biblioteka Kombëtare e Tiranës (që nga 1995)
-
Universiteti i Vlorës (që nga 1999)
-
Universiteti i Shkodrës ( që nga 1999)
-
ADA (Arkivi Dixhital Arbëresh) i pranuar në planin e Ndërkombëtarizimit të MIUR-it (2004-2006), me bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me Bibliotekën Kombëtare e Shqipërisë dhe Arkivin e Shtetit Shqiptar.
STUDIME TË TJERA:
-
Krijimi i një database bibliografik, (BESA - Biblioteka Elektronike e siteve arbëresh) që përmbledh fondet e librave me interes albanologjik të ruajtur në struktura bibliotekare publike dhe private të Kalabrisë (që mund të shikoheton-line në www.besa.unical.it). Përhapja progresive e këtij projekti do të lejojë konsultimin on line të fondeve të tjera librare albanologjike që gjenden në Biblotekat dhe Institutet e specializuar në Itali dhe Shqipëri.
-
Katalogim, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, i dorëshkrimeve letrare arbëreshe të shekullit XIX të përmbledhura në fondin De Rada dhe në Bibliotekën e qytetit të Kozencës dhe riprodhimi i tyre në mikrofilm.
|