|
|||
![]() |
![]() |
||
|
|||
takime - seminare - lajme - ngjarje |
Mbuzat, 10/9/2005 – Paraqitja e botimit kritik të veprës Gjella e Shën Mëris s’Virgjër e Jul Varibobës Të shtunën, më 10 shtator,
në orën 17:30, në Qendrën kulturore polifuncionale
arbëreshe të Mbuzatit do të prezentohet botimi kritik i
veprës “La vita della Beata Vergine Maria - Gjella e Shën
Mëris s’Virgjër”, vepra e parë e letërsisë
arbëreshe në Kalabri. Vëllimi u përgatit nga Vinçenx
Belmonte, docent i Letërsisë shqipe në Universitetin e
Mesinës dhe të Barit dhe aktualisht bashkëpunues shkencor
pranë Katedrës së Albanologjisë të universitetit
kalabrez. Ky botim bën pjesë në serinë “Klasikët
e Letërsisë Arbëreshe”, e drejtuar nga Francesco
Altimari dhe e botuar pranë Shtëpisë botuese Rubbettino.
Kjo seri, së bashku me atë “Albanica” e inauguruar
kohët e fundit me tre vëllime të letërsisë gojore
arbëreshe, shpreh interesin e veçantë e shtëpisë
botuese të Soneria Mannelli-t për vlerësimin e traditës
letrare dhe kulturore arbëreshe.
|