HOME | Aktivitet didaktik | Aktivitet shkencore dhe kulturore | Botime | Disertacione | Arkivi | INFO italiano

takime - seminare - lajme - ngjarje

Ulqin (Republika e Malit të Zi), 27/28-8-2008 - Ditët e kulturës arbëreshe

Brenda aktiviteteve të organizuara për Festivalin tradicional të kulturës shqiptare, nga Bashkia e Ulqinit, qytet shqiptar i Republikës së Malit Zi, mori pjesë në “Ditët e kulturës arbëreshe në Mal të Zi”, prej datës 27 deri më 29 gusht, një delegacion i gjerë me docentë universitarë, kërkues, artistë, përfaqësues politikanësh dhe administratorë të bashkësive arbëreshe të Kalabrisë, Bazilikatës dhe Molizit.
Ditët u zhvilluan në një seri konferencash mbi aktivitetet kërkimore të Universitetit të Kalabrisë, të mbajtur nga profesorët, Franko Altimari, Anton Berisha, Francesco Iusi, mbi pasurinë gjuhësore, letrare dhe librare arbëreshe, të Universitetit Shtetëror të Milano-s, të cilin e përfaqësoi prof. Nikola Skaldaferri, i cili foli për etnomuzikologjinë arbëreshe. U prezantua gjithashtu edhe një ekspozitë mbi arët e arbëreshëve, e organizuar nga Muzeu etnografik arbëresh i Vakaricit, dhe një tjetër mbi Ballkanet të vëzhguara nga shtypi italian në fillim të viteve ’900 e përgatitur nga prof. Fasanella Masci dhe e organizuar nga Bashkia e Puhëriut.
Momente të tjera të rëndësishme qenë: performanca muzikore e kantautorit kalabro-arbëresh Alfio Moccia, recitali me “vjershë” i traditës së lashtë arbëreshe të Bazilikatës, i shfaqur nga grupi i Shën Kostandinit dhe prezantimi i Nikola Bavasso-s i telegazetës dygjuhëshe Arbëria-Tv-Occitana, i nxitur nga Asesorati i Pakicave gjuhësore të Provinçës së Kozencës.
Këto manifestime, një pjesë e të cilave u mbajtën në Pallatin e Kulturës dhe një pjesë tjetër në amfiteatrin e lashtë të kalasë veneciane të Ulqinit, hasën një prani të gjerë popullore dhe gjetën gjithashtu vend të skajshëm në mass mediat e Republikës përtej Adriatikut. Delegacioni arbëresh, në të cilin bënin pjesë edhe Kryetarët e bashkive arbëreshe të Puhëriut, Pllatënit dhe Vakaricit, u mirëprit gjatë këtyre ditëve në Mal të Zi nga Kryetari i Bashkisë së Ulqinit , Gëzim Hajdinaga, ish Ministër i Pakicave gjuhësore të Republikës së Malit Zi.
Takimi i ardhshëm i këtyre shkëmbimeve kulturore të rëndësishme, që u nisën falë Degës së Albanologjisë të Universitetit të Kalabrisë, midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të Malit Zi, do të jetë vizita në Kalabri e një delegazioni të administratorëve vendas, të docentëve dhe të operatorëve kulturorë të bashkësisë shqiptaare malazeze, e drejtuar nga Ministri i pakicave gjuhësore të Malit Zi, Fuad Nimani, dhe nga kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

programi
Letërsia arbëreshe ëshët e papërsëritshme (Zëri, 29-8-2008)